Korabi plotëson sulmin, “pazar” te moshat e Partizanit

0

Drejtuesit e Korabit sot paradite kanë mbyllur një marrëveshje me lojtarin 19-vjeçar Ergys Gjongecaj. Futbollisti ka qenë pjesë e Akademisë së Besës dhe të Partizanit, ndërsa me dibranët ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Gjongecaj mendohet një afrim me shumë vlera për Korabin dhe klubi i uron mirëseardhjen e suksese në vijim. Ergys Gjongecaj është afrimi i dytë i Korabit në repartin e avancuar dhe në sezonin e kaluar ka qenë në organikën e Besës në Grupin B të Kategorisë së Parë, por nuk ka gjetur shumë mundësi aktivizimi.

Drejtuesit e Korabit konfirmojnë për SportEkspres.com se merkato sapo ka nisur. Më parë me dibranët ka nënshkruar edhe sulmuesi Albi Xhebrahimi, i cili ka qenë pjese e Ilirisë së Fushë-Krujës sezonin e fundit. Në ditët në vijim priten edhe të tjera lëvizje.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.