Korabi nuk merr asnjë dënim, Kraja shpërthen: Na duhet edhe ne një president gangster!

0

Korabi-Vllaznia B javën e shkuar pati probleme pa fund, me sherr në fushë dhe akuza të rënda pas ndeshjes. Trajneri dhe lojtarë të Vllaznisë B deklaruan se presidenti i Korabit Femi Mëziu kërcënoi me jetë mbrojtësin shkodran Isufi, por duket se arbitri dhe zyrtarët e tjerë të ndeshjes nuk kanë parë e dëgjuar asgjë.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për të dënuar me 4 ndeshje pezullim Mëziun, si dhe për të paralajmëruar me pezullim Ervis Krajën, ka bërë që trajneri shkodran të zbrazë mllefin me një postim në Facebook.

E pakuptimtë, paralajmërim UNË, kur te gjithë lojën rri në pankinë, kur në fund nuk futem në fushë, por rri tek pjesa e kufizuar e pankinës, ndërsa vjen një ordiner e më ofendon. ,Turp, mendova ndryshe, mendova se te paktën pamjet filmike do shërbenin. Shpresoj te privatizimi, të kemi dhe ne një person të hyjë në fushë që të fitojmë tripikëshat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here