Korabi ndez motorët, nuk e tremb i nxehti

0

 

 

Korabi është ndoshta ekipi i parë i Grupit A në Kategorinë e Parë që nis fazën përgatitore. Nën kujdesin e trajnerit Erblin Laçi janë grumbulluar lojtarët e kampionatit të kaluar, ato që ngjitën ekipin dibranë një kategori më lart. Gjatë bashkëbisedimit që Laçi ka pasur me lojtarët, që iu përgjigjën ftesës për të filluar stërvitjen, është shprehur se bashkia e Dibrës ka premtuar kujdes të veçantë për sportin e futbollit. Sipas tij do të financohen lojtarët që do të nënshkruajnë kontratë me Korabin, do të investohet në terrenet sportive dhe do të ngrihen ekipet e moshave, për të “prodhuar” lojtarë vendas në vitet që vijnë. Burime pranë skuadrës së Korabit bëjnë me dije se do të ruhet grupi i lojtarëve të sezonit të kaluar dhe do të negociohet me 3-4 futbollistë cilësorë, të cilët do të plotësojnë boshllëqet e mundshme. “Mbledhja e Këshillit Bashkiak Dibër me siguri do të vendosë pikat mbi “i”. Ai do të marrë vendimet e duhura për zyrtarët e klubit, trajnerët dhe donatorët. Ka një interesim në rritje për ta lartësuar futbollin dibranë”, thanë burime pranë ekipit Korabi. Ishte menduar që skuadra të niste përgatitjet në Tiranë, por specialistët me të drejtë kanë vendosur që lojtarët të zhvillojnë fazën përgatitore në Peshkopi, duke shfrytëzuar kështu klimën e freskët. Që dje tifozë dibranë kanë ndjekur nga afër stërvitjen e lojtarëve të grumbulluar.          HASAN PASHA

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image