Korabi i Superiores, biznesmenët Rusi e Agolli gati projektin madhor!

0

 

Një bashkëpunim mes Bashkisë dhe shefit të klubit Femi Mziu, ka bërë që të vijë ndihma akoma e djemve dibranë nga SHBA, Selim Rusi e Naim Agolli për ndërtimin e një ekipi ambicioz në elitë

Bashkëpunimi mes Bashkisë por edhe Femi Mziut, aktualisht në rolin e shefit të klubit, duket se ka sjellë edhe frytet e veta në të mirë të futbollit dibran që në sezonin e ardhshëm do të përfaqësohet në Superiore. Me sa duket, Korabi, ka ndryshuar në 360 gradë dhe në edicionin e ri do të jetë me të vërtetë një ekip dinjitoz. Një lajm i shumëpritur vjen ekskluzivisht për tifozerinë e mrekullueshme dibrane dhe që është konfirmuar mbrëmjen e djeshme. Këtë e ka njoftuar edhe klubi në faqen zyrtare dje, por edhe në kontaktet që kemi pasur me drejtues të Korabit, na e kanë konfirmuar dje në orët e vona të mbrëmjes një gjë të tillë. Te Korabi, janë rikthyer sërish donatorët nga Amerika, këtë herë akoma më të fortë, duke pasur edhe një bashkëpunim, mes klubit dhe bashkisë. Kështu, Selim Rusi & Naim Agolli, dyshe biznesmenësh të fuqishëm me origjinë nga Dibra, por që prej vitesh jetojnë dhe kanë bizneset e tyre në Amerikë, duket se e kanë bërë fakt prezencën e tyre tek Korabi i Superiores, madje duke e ndihmuar edhe më shumë skuadrën në synimet që do të ketë në pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë që Selim Rusi e Naim Agolli, u shquan për premiot e edicionit të shkuar dhe dashuria për qytetin e lindjes, ka bërë që ata Korabit t’i përgjigjen sërish, madje për një përfaqësim akoma më dinjitoz edhe në elitën e futbollit, në mënyrë që të mos jetë kalimtarë. Ndaj edhe z. Selim Rusi e Naim Agolli, vendosën që të marrin “për dore” ekipin e futbollit Korabi dhe shumë shpejt do të hartohet projekt-buxheti për sezonin 2016-2017, ku nuk është çudi që Korabi të jetë një “kockë e fortë”. Madje, ndoshta brenda kësaj jave do të kemi edhe zyrtarizimin e stafit, ku emri më i lakuar është Artan Mërgjyshi, por edhe shumë futbollistëve cilësorë e me kualitet, nga Superliga apo dhe të huaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image