Korabi i Bubeqit me “look” të ri, tenton surprizën në start

Pas prezantimit të trajneri të ri, Dorjan Bubeqi, si dhe lojtarëve Erand Hoxha dhe Eleret Kalluci, Korabi duket se është futur fuqishëm në këtë merkato janari. Klubi dibran, ditën e sotme ka arritur akordin me mbrojtësin Brajan Tola. Tola ka qenë pjesë e Kukësit B, si dhe gjithashtu grumbullohet nga Kombëtarja Shpresa U-21. Korabi ka afruar edhe dy titullarë që kanë spikatur në ekipet e tyre, si Erand Hoxha dhe Elert Kalluci, titullarë në radhët e Besës dhe Erzenit. Por është rikthyer edhe Karaj. Dibranët do të tentojnë të mos dalin pa pikë nga Shkodra, aq më tepër që luajnë në një terren ku nuk mungon “Fair-Play”.

Formacioni i mundshëm: Prençi, Tola, Osmani, Hoxha, Kalluci, Veliaj, Allmeta, Hyseni, Karaj, Murrja, Prendi. Trajner: D. Bubeqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *