Korabi fiton thellë miqësoren e parë

0

 

Skuadra e Mërgjyshit ka mposhtur 5-0 Internacionalin U-19. Mziu me dopietë, por edhe Çela, Meto dhe Nako “debutuan” me gola

Korabi – Internacional U-19 5-0

Shënues: Çela 30?, Meto 54?, Mziu 68?, 86?, Nako 85?

Formacioni i Korabit: Vujadinoviç, Dukiç, Lelis, El.Prençi, Çela, Mihani, Kaja, Zefi, Islami, Lloga, Zguro (U aktivizuan En. Prençi, Selimaj, Sheta, Nako, Mezini, Meto, Kiri, Mziu, Jubani, Kaloshi, Peposhi) Trajner: Artan Mërgjyshi

Korabi vihet në provën e parë të sezonit dhe e kalon me sukses. Skuadra që ka qenë më aktive në merkato se kushdo tjetër në Superiore, ditën e djeshme ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Internacional U-19. Ndonëse kundërshtari nuk ishte i një niveli të lartë, Korabi ka treguar se ka krijuar një ekip solid dhe që nën urdhrat e trajnerit Mërgjyshi, lojtarët janë lidhur siç duhet në fushë me njëri-tjetrin. Skuadra dibrane ka arritur të fitojë 5-0 në testin e zhvilluar dje në kompleksin stërvitor në Pezë-Helmës. Pjesa e parë e sfidës përfundoi 2-0, ndërsa golat u shënuan nga Çela në minutën e 30-të dhe Meto në të 54-n. Në pjesën e dytë, trajneri Mërgjyshi aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, ndërsa Korabi shënoi edhe tri herë të tjera. Mziu me një dopietë dhe Nako ishin autorët e golave që çuan në 5-0 rezultatin përfundimtar të sfidës miqësore ndaj Internacionalit U-19. Mësohet se Korabi gjatë ditëve në vijim do të zhvillojë të tjera ndeshje miqësore, në mënyrë që trajneri Mërgjyshi të mund të vëzhgojë sjelljen e lojtarëve të tij në fushën e lojës dhe për të provuar edhe elementët që do të jenë në provë te Korabi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image