Korabi aktiv në merkato, zyrtarizon lëvizjen e tretë

0

Albi Xhebrahimi dhe Ergys Gjongecaj ishin afrimet e para të Korabit për repartin e sulmit, ndërkohë që së fundmi ka edhe një lëvizje tjetër. Bëhet fjalë për një rikthim dhe është mesfushori anësor Elvis Kovaçi ai që ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me dibranët.

Gjithçka është zyrtare dhe njoftohet përmes faqes zyrtarë në “Facebook” të Korabit: “KF Korabi ka arritur marrëveshjen me Elvis Kovaçi. Mesfushori është rikthyer dhe ka firmosur për 3 vitet e ardhshme me Korabin. Dibrani u aktivizua në gjysmën e sezonit të shkuar me Vorën dhe tani rikthehet në vendlindje. Klubi i uron suksese në vijim!”.

Mesfushori 20-vjeçar ka provuar të debutojë në Superiore me Teutën, ndërkohë që më pas kaloi te Korabi. Me dibranët ai u aktivizua në 14 ndeshje (12 titullar) dhe shënoi një gol. Në janar vendosi të kalojë te Vora. Aty luajti 11 takime, kurse nga fillimi nisi vetëm pesë prej tyre. Edhe me Vorën e gjeti një herë rrugën e rrjetës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.