Kopenhagen “shuplakë” Atalantës, Gjimshiti e Berisha “spektatorë” të dështimit

Atalanta nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League. Italianët u eliminuan në Danimarkë nga goditjet e 11-metërshave nga vendasit e Kopenhagenit. Ndeshja ishte një “fotokopje” e asaj të zhvilluar në Itali.

Skuadra e Gasperinit dominoi takimin, por në fund rëndësi kanë golat dhe sulmuesit e Atalantës, ashtu si ndeshjen e parë shpërdoruan shumë mundësi para portës së danezëve. Në goditjet e 11-metërshave, në mënyrë ironike gabuan kapiteni i ekipit, Alehandro “Papu” Gomez dhe ish-lojtari i Kopenhagen, Andreas Kornelius.

Në dështimin e Atalantës nuk pati minuta për dyshen shqiptare të berkamaskëve, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha. Mbrojtësi dhe portieri i kombëtares tonë i panë 120 minutat e takimit nga stoli i rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *