Kontratë 3-vjeçare për Mugunën, vjen zyrtarizimi

Keneth Muguna u ble janarin e shkuar nga Tirana, por mesfushori i avancuar nuk e gjeti dot veten te bardheblutë. U penalizua edhe nga një dëmtim, që e la pas me përgatitjet. Prej tij pritej shumë, pasi në Kenia me Gor Mahian ishte paraqitur mirë dhe vlerësimet ishin të shumta.

Jo më kot ishte edhe pjesë e Kombëtares së vendit të tij. Palët kanë gjetur akordin për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe sot Muguna është prezantuar tek ish-ekipi i tij.

Omondi Aduda, shefi ekzekutiv i Gor Mahia, ka konfirmuar gjithçka, teksa thotë: “Ne kishim rënë dakord për gjithçka dhe ajo çfarë kishte mbetur ishte që lojtarë të vijë dhe të firmosë letrat. Ai është lojtar i mirë dhe ne i kishim dhënë në dorë një kontratë 3-vjeçare për t’u rikthyer te Gor Mahia”.

Në mediat keniane ishte bërë me dije prej kohësh se ishte gjetur marrëveshja me Tiranën dhe gjithçka ishte drejt mbylljes. Muguna në Shqipëri kishte si opsion edhe huazimin, teksa Teuta u përmend gjatë verës si destinacioni i mundshëm. Gjithsesi mesfushori vendosi të rikthehej në vendlindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *