Kontrata në tavolinë, lideri zikaltër duhet të ndajë mendjen

Çështja e rinovimit të Mauro Ikardi, duket se e ka trembur jo pak Interi, teksa zikaltrit i frikësohen humbjes së “xhevahirëve” që ka në ekip tashmë dhe ka nisur të lëvizë.

Milan Shkrinjar është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit nga Milano dhe kontrata e tij aktuale përfundon në vitin e largët 2022. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, drejtuesit zikaltër mendojnë për t’i ofruar rinovimin sllovakut, duke përmirësuar dhe kushtet e kontratës.

23-vjeçari kërkohet nga shumë ekipe, ku Mançester Junajtid dhe Barcelona janë përfolur shpesh për një interesim të fortë karshi tij. Sidoqoftë, Interi duket se nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e digës së mbrojtjes dhe kërkon ta blindojë përfundimisht. Tashmë, topi i është pasuar Shkrinjarit, pasi rinovimi është lënë në tavolinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *