“Kontrata” më e rëndësishme e jetës, moment i veçantë për Memushajn

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka nënshkruar dokumentit më të rëndësishëm të jetës së tij, teksa ditën e sotme është paraqitur në zyrën e Komunës së Peskarës ku së bashku partneren e tij Françeska Kapaj kanë nënshkruar aktin e martesës.

Në ceremoni ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Peskarës, Marko Alesandrini, i cili ka shpërndarë foto të ceremonisë në faqen e tij në “facebook”, ku ka uruar çiftin e sapomartuar për këtë moment të veçantë të jetës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *