Kontrata e Valverdes dhe rikthimi i Nejmar, presidenti i Barcelonës sqaron gjithçka

Presidenti i Barcelonës, Zhozep Maria Bartomeu, ka dhënë një intervistë për gazetën katalanase “SPORT”, ku ka folur për disa nga temat më delikate të klubit të tij. Rikthimi i Nejmar, besimi te Usman Dembele dhe kontrata në mbarim e trajnerit Ernesto Valverdes, të gjitha këto kanë marrë një përgjigje nga numri 1 i kupolës drejtuese të Barcelonës.

NEJMAR – “Ne nuk flasim për lojtarë të skuadrave të tjera. E respektojmë PSG-në. Kemi një skuadër të mirë me lojtarë të mëdhenj dhe po përpiqemi të fitojmë gjithçka. Kemi gjithashtu lojtarin më të mirë në botë, Leo Mesin, kështu që e kemi të sigurt se do luajmë futboll të bukur për shumë vite të tjera”.

DEMBELE – “Ai ka ka ardhur në një klub gjigant. E ka ditur shumë mirë që s’do ta kishte të lehtë në fillim dhe s’do ta ketë të lehtë as tani. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të punojë fort, çka po e bën së fundmi. Trajneri beson tek ai, ashtu si dhe lojtarët. Mund të them se potenciali dhe talenti i tij është i pabesueshëm. Barcelona do ta çojë atë drejt një rruge të vetme: suksesit”.

“Jemi të motivuar. Duam tripletën dhe për këtë mua më duhet të punoj që të sjell lojtarët më të mirë në qarkullim. Valverde? Nuk kemi asnjë dyshim se Valverde do të jetë trajneri i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Kemi shumë besim tek ai dhe do të bisedojmë kur të vijë koha e duhur”, përfundoi Bartomeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *