Konte tregohet i sinqertë: Jam i dashuruar pas Romës, por…

0

Antonio Konte është një ndër trajnerët më të kërkuar të momentit, me italianin që është përfolur për drejtimin e shumë ekipeve, sidomos në Serie A. Milani, Interi dhe Juventusi kanë qenë ekipet e përfolura, ndërkohë që së fundmi është përmendur edhe Roma.

Pikërisht në lidhje me këta të fundit, ka folur vetë Antonio Konte, i cili në një prononcim për mediat italiane, ka thënë se momentalisht nuk janë kushtet që ai të bashkohet me verdhekuqtë. Gjithashtu, trajneri ka zbuluar se është i dashuruar me kryeqytetin dhe se një ditë do ta drejtojë ekipin.

“Rashë në dashuri me Romën në dy vitet që drejtova kombëtaren e Italisë. Kushtet nuk janë të duhurat që aktualisht të bashkohem me Romën, por një ditë, herët apo vonë, do ta drejtoj atë ekip”, përfundoi Konte.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.