“Konte tradhëtar? S’krahasohet me Sarrin, tifozët e Juves më zhgënjyen”

Antonio Konte është trajneri i ri i Interit prej disa javësh, me italianin që u rikthye në Itali pas eksperiencës te Çelsi. E kaluara e Kontes ka qenë gjithnjë e lidhur me Juventusin, si lojtar dhe si trajner dhe kjo ka qenë arsyeja që tifozët bardhezi janë revoltuar me kalimin e ish-trajnerit të tyre tek Interi.

Gjithsesi, është Xhanluixhi Bufon, i cili i del në krah Antonio Kontes dhe deklaron se ai kurrë nuk mund të quhet tradhtar. Gjithashtu, legjenda italiane shtoi se Mauricio Sarri nuk mund të krahasohet me Konten.

Ajo që me të vërtetë më ka mërzitur dhe lënduar ishte kur pashë disa tifozë të Juventusit që kërkonin të fshihej ylli i Antonio Kontes nga stadiumi pasi ai kaloi tek Interi. Ndjej se jam në botën e Juves dhe i njoh drejtuesit, lojtarët dhe tifozët. Gjithashtu, e di se sa ka dhënë për këtë klub Konte dhe se çfarë ka prezantuar.

Ai shtrydhi çdo pikë djerse për Juven, duke dhënë gjithçka çfarë kishte. Si lojtar edhe si trajner, gjithmonë u mundua të kërkonte suksesin dhe të mos ndalej. Në kohën si trajner, nuk la asgjë të kalonte pa qenë në fokusin e tij.

Zgjedhjet profesionale edhe pse surprizuese, kurrë nuk mund të hedhin poshtë atë që ka dhënë Konte për Juven. Ai kurrë nuk e ka tradhtuar Juventusin. Rikthimi tij në Serie A është shumë i rëndësishëm, ashtu si rikthimi i Maldinit, Boban edhe Sarrit.

Nuk mund të krahasosh 15 vite të Kontes te Juve me tri vitet e Sarrit te Napoli. I kam përjetuar se sa kërkues janë presidenti Anjeli, Paratiçi dhe Nedved. Ata që gjithmonë ndjekin një filozofi të caktuar do të arrijnë te rezultatet. Kjo skuadër sinqerisht e ka të vështirë të përmirësohet më shumë. Sarri nuk është revolucion, apo një bast. Ai thjesht prezanton diçka tjetër dhe është një histori krejtësisht e ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *