Konte shpërthen pas eliminimit: Merkaton e bën klubi, nuk më pyet njeri mua

0

Antonio Konte duket se ka mëri të thellë me drejtuesit e Çelsit dhe pak nga pak po shkohet drejt konfliktit të hapur, pasi deklarata e fundit të trajnerit italian me siguri kanë tërbuar Roman Abramoviçin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pas humbjes së djeshme ndaj Arsenalit, që solli eliminimin nga Kupa e Ligës, Konte doli para gazetarëve dhe u ndal gjatë te pjesa e merkatos, duke dalë hapur kundër klubit. Ndoshta problemet kanë nisur kohë më parë, por edhe blerja e mesfushorit Ros Barkli zor se i ka pëlqyer Kontes.

“E kam thënë edhe më parë, merkaton e bën klubi, unë merrem me përmirësimin e skuadrës. Situata nuk ka ndryshuar prej verës së shkuar. Ndonjëherë unë ndikoj te zgjedhjet e merkatos, ndonjëherë jo.

“Unë kam për detyrë të bëj trajnerin, të përmirësoj lojtarët. Nuk kam ndonjë ndikim të madh të merkatoja”.

Ditët e fundit Çelsi ka bërë një ofertë të rëndësishme për Edon Xhekon dhe Emerson Palmierin, të dy futbollistë të Romës. Nëse i blen, me siguri Çelsi do ta qetësojë paksa trajnerin.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image