Konte: Pres me padurim nisjen e sfidave, ju tregoj pse zgjodha Interin!

Antonio Konte u zyrtarizua si trajner i Interit mëngjesin e sotëm dhe së fundmi trajneri ka folur për “Sky Sport”, ku ka treguar emocionet e tij të para si numri një i stolit zikaltër.

Italiani është shprehur mjaft i lumtur për hapin e tij të radhës në karrierë, teksa gjithashtu shtoi se e pret me padurim nisjen e aventurës dhe se do të përpiqet të shpërblej besimin e dhënë nga presidenti dhe drejtuesit.

“Një kapitull i ri nis në jetën time. Jam me të vërtetë i emocionuar. Nëpërmjet punës time do të mundohem ta shpërblej besimin e presidentin dhe të drejtuesve. Kam zgjedhur Interin për vetë klubin që është, për shkak të projektit që mu prezantua, që është shumë ambicioz.

E kam zgjedhur Interin edhe për shkak të historisë së tyre. Më pëlqen transparenca e klubit, si dhe më tërheq ideja për ta rikthyer Interin aty ku i takon. Së bashku me tifozët e Interit, ne ndajmë të njëjtën ambicie, kurajo, uri. Kemi shumë sfida përpara dhe po pres me padurim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *