Konte nuk ka durim, gati të shesë 3 lojtarët e akademisë

T’i besosh lojtarëve të rinj, duhet shumë guxim dhe kohë, pasi rritja e tyre dhe fitimi i eksperiencës nuk është me një kërcitje gishtash. Shumë skuadra, të cilat nuk kanë financat e duhura, janë të detyruara të presin rritjen dhe zhvillimin e talenteve të tyre, por Interi nuk është një nga to.

Siç raportohet nga mediat italiane, Konte ka studiuar me kujdes të gjithë lojtarët e akademisë dhe ka vendosur të mos përfshijë asnjë futbollist me ekipin A, madje i ka kërkuar klubit t’i shesin në mënyrë që të rrisë sa më shumë buxhetin për të sjellë në San Siro lojtarë të afirmuar.

Tre futbollistë të akademisë ka nxjerrë Interi në shitje. I pari, është Davide Morola, i cili duket shumë pranë firmës me Bolonjën. Plot 2 milionë euro dhe 20% të vlerës së tij në rast se shitet sërish në të ardhmen do të përfitojë Interi.

Ndërsa dy futbollistët e tjerë, janë Burgio dhe Vergani, të cilët do të nënshkruajnë me Atalantën. Klubi bergamesk do t’i paguajë Interit 5 milionë euro për dy futbollistët e talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *