Konte nuk e dëshiron në ekip? “Ninxha” nuk e vret mendjen

0

Ulja e Antonio Kontes në stolin e Interit do të ndikojë në largimin e disa lojtarëve. Diçka normale pasi trajneri i ri kërkon blerje, por edhe disa spastrime nga ekipi.

Raxha Naingolan është ndër emrat që përfliten për t’u larguar. Zërat e merkatos e lidhin me një rikthim në Romë, por mesfushori belg mendon ndryshe.

31-vjeçari ka komentuar shkurt dhe qartë të ardhmen e tij. “Ninxha” dëshiron të qëndrojë tek Interi, ndërsa jep një koment edhe për Luçiano Spaletin.

Kam edhe tre vite kontratë me Interin. Kaq mund të them sa i përket të ardhmes time. Spaleti? Ishte dhe mbetet një trajner shumë i mirë”, thekson Naingolan në një event të organizuar në qytetin e  Peskarës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.