Konte një hap larg rikthimit në Serie A, paga është monstruoze!

Antonio Konte duket se është gjithnjë e më pranë rikthimit në Serie A. Sipas zërave në ditët e fundit, trajneri italian do të marrë drejtimin e Interit, me Luçiano Spaletin që do të largohet.

Gjithashtu, ditën e sotmë “Corriere dello Sport” raporton se Konte është vetëm një hap larg Interit, ku edhe marrëveshja për sa i përket pagës është gjetur. Italiani do të përfitojë 8-9 milionë euro në sezon, duke u bërë një ndër më të paguarit në Serie A.
Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe ndonjë suprizë në momentet e fundit, pasi Juventusi, PSG apo Mançester Junajtid mund të kontaktojnë trajnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *