Konte në udhëkryq, kombëtaren apo milionat nga Parisi

Antonio Konte do të largohet në fund të sezonit nga Çelsi, ku ka kohë që marrëdhëniet me klubin nuk janë të mira.

Megjithatë, trajneri italian nuk rrezikon të mbetet pa punë, sepse që tani i janë rreshtuar ofertat.

Së pari, Italia pret përgjigje prej tij, pasi Konte shihet si personi i duhur për të rindërtuar kombëtaren italiane. Konte bëri një punë të mrekullueshme kur e drejtoi Italinë para pak vitesh dhe mori maksimumin me një grup modest lojtarësh.

Megjithatë, deri në fund të majit Italia duhet të presë më ankth, sepse mediat në Itali e Francë raportojnë se edhe PSG është futur fuqishëm në fare për Konten, i cili merr 10 milionë euro në sezon të Çelsi dhe gati për të janë mbi 11 milionë euro nga PSG. Italia, natyrisht, nuk ia ofron dot shifra të tilla, ndërsa vetë Konte zor se shkëputet sërish nga puna në nivel klubi, por nuk ka vendosur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *