Konte në dilemë, Juve humbet terren ndaj… Marotës dhe Interit!

0

Antonio Konte është njeriu më i përfolur i momentit në Itali, me trajnerin që duket mes dy zjarresh, teksa Interi dhe Juventusi janë në garë për shërbimet e tij.

Në kampin e Juventusit lajmi për largimin e Alegrit ka marrë dhenë, me klubin bardhezi që nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim, shenjë e qartë, që diçka po ndodh. Megjithatë, lajmi tjetër se Antonio Konte është pranë rikthimit në Torino duket se nuk ka baza të forta.

Së fundmi, “Sky Sport” raporton se Konte po bisedon me Interin, ku ka një lidhje të fortë me administratorin e deleguar Bepe Marota. Oferta e zikaltërve duket bindëse, sidomos projekti i grupit Suning, me Konten që duket se po bindet gjithnjë e më shumë.

Aktualisht, Interi duket më afër trajnerit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë skenar tjetër. Pavel Nedved e kërkon me ngulm rikthimin e tij, por presidenti Anjeli nuk duket dhe fort dakord, kjo edhe për shkak të largimit me polemika në vitin 2014. Në atë kohë Konte deklaronte: “Nuk mund të pretendosh të hash me 10 euro në një restorant ku duhen të paktën 100 euro.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.