Konte jep urdhër: Nuk i dua, m’i hiqni qafe këta dy lojtarë!

Antonio Konte është një “gjeneral”. Trajneri i Interit insiston nga të gjithë lojtarët e tij që të japin gjithçka për bluzën që mbajnë mbi supe dhe kërkesat e tij. Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, trajneri leçez është gati të bëjë një revolucion tek Interi.

“Daily Mail” raporton se Konte i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të shesin Mauro Ikardin dhe Raxha Naingolan. Karakteri i lojtarëve nuk është i duhuri sipas trajnerit dhe në ekip duhet të ketë vetëm lojtarë që derdhin gjak për Interin.

Paratë e përfituara nga largimi i dyshes do të investohen për të dy lojtarë të tjerë, konkretisht Arturo Vidal dhe Romelu Lukaku. Mesfushori kilian është ëndrra e madhe e Kontes. Të dy kanë punuar bashkë te Juventusi dhe kanë një raport fantastik me njëri-tjetrin.

Konte sheh te Vidal karakteristikat e duhura dhe liderin perfekt për mesin e fushës, ndërsa gjiganti belg do të ishte investimi i duhur për repartin ofensiv. Lukaku po pret me entuziazëm kalimin tek Interi dhe ky është mentaliteti i duhur sipas Antonio Kontes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *