Konte i fiksuar pas Insinjes: Napoli gati ta shesë, por ka një problem

Napoli po merret me detajet e fundit të transferimit të Hames Rodrigez nën urdhrat e Karlo Ançelotit. Presidenti De Laurentis synon të përforcojë ekipin në mënyrë që Napoli i tij të rivalizojë me Juventusin për titullin kampion.

Nga ekipi do të ketë edhe largime dhe njëri prej tyre mund të jetë Lorenco Insinje. Qëndrimi i kapitenit nuk është i sigurt. Insinje pëlqehet shumë nga Antonio Konte. Interi ka trokitur në dyert e Napolit për të marrë më shumë informacion për 28-vjeçarin.

Përgjigja e nënkampionëve të Italisë i ka shtangur Marotën dhe Auzilion sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”. Për të lënë të lirë Insinjen, Napoli kërkon të paktën 70 milionë euro. Një shumë e papërballueshme për zikaltrit, të cilët duhet të shesin në mënyrë që të sigurojnë paratë e nevojshme për shtatshkurtrin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *