Konte fiton betejën me Çelsin, merr shifrën e madhe pas një viti pushim

0

Antonio Konte do të marrë rrogë edhe pse ka një vit që pushon. Në fund të sezonit të shkuar strategu italian u shkarkua nga drejtuesit e Çelsit pas rezultateve të dobëta. Pasoja që ekipi i vuajti gjatë këtij sezoni, ku u detyrua të luajë në Europa League. Kontrata e Konte skadonte në fund të këtij viti. Ish-trajneri i bluve e paditi klubin anglez në një gjykatë londineze me akuzën e pushimit nga puna pa mbaruar lidhja kontraktuale.

Çështja është shqyrtuar në privatësi nga një komision prej tre anëtarësh. Gjykatësit kanë dalë në përfundimin se Çelsit do t’i duhet të paguajë shifrën e 9 milionë paundëve tek Konte. Kështu ai nuk del duarbosh këtë vit, por merr një rrogë mjaft të majme, duke pushuar. Plot 90 milionë paund është shifra që Abramoviç ka paguar për trajnerët e shkarkuar që nga ardhja e tij në vitin 2003. Shifër që mund të rritet akoma këtë verë, nëse shkarkon trajnerin Sarri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.