Konte: Faleminderit Itali, e kemi ngritur traun…

0

Tashmë ish-trajneri i kombëtares së të kaltërve përshëndet dhe flet për “t’i thënë të gjitha ashtu si janë”: “Na keni mbështetur me forcë dhe krenari”

Përshëndetja e fundit e Antonio Kontes pas pritjes së ngrohtë dhe të ëmbël në përfundim të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Tashmë ish-trajneri i kombëtares së të kaltërve, duke shprehur falënderime për të gjithë tifozët italian, që kombëtaren e tyre e kanë mbështetur me shumë krenari, ka treguar se ka mbetur më shumë se sa i kënaqur. Konte më pas ka shpërndarë dhe një video në të cilën merret ideja e Gazeta dello Sport “t’i themi të gjitha ashtu siç janë”. Një kolazh me qindra foto të postuara në internet nga tifozët italian. “Falë mbështetjes së secilit prej jush kemi mundur të ngremë traun e ëndrrës shumë më lart dhe në çdo ndeshje”, ka përfunduar Konte, që tashmë do të jetë trajneri i Çelsit në Angli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image