Konte e mbyll me trofe te Çelsi dhe “fundos” Murinjon!

Do të largohet nga Londra, por e bëri si fitues, duke i dhuruar Kupën FA skuadrës së Çelsit, pas një sezoni vërtet të vështirë në çdo aspekt për blutë dhe sidomos për të. Antonio Konte kishte edhe një “gur të fundit” për të hequr nga këpucët dhe ai ishte Murinjo! Një sukses, në finalen e FA në “Wembley”, ndaj Mançesterit, që erdhi me golin e Hazardit nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe pse “Djajtë” në pjesën e dytë luajtën mjaft mirë dhe iu afruan golit disa herë, nuk mundën që të barazonin. Kjo është Kupa FA e tetë për Çelsin në histori, që nuk do të luajë sezonin tjetër në Champions, por në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *