Konte do yllin kroat, Inter nis ofertën zyrtare

Me ardhjen e tij te Inter, Antonio Konte ka vendosur kushtin e të bërit një merkato të fuqishme dhe sjelljen në San Siro të lojtarëve, që ai kërkon. Emrave të Niko Barelës dhe Edin Xhekos i shtohet Ante Rebiç. Sulmuesi kroat aktivizohet me Ajntrahtin e Frankfurtit dhe është një nga yjet e mëdhenj të skuadrës gjermane.

Ky sezon ishte i një niveli mjaft të mirë për 25-vjeçarin, ku u përfshi në 16 gola, duke e dërguar 10 herë topin në rrjetë dhe asistuar 6-të. Konte e pëlqen profilin e tij dhe dëshiron ta ketë në urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm. Oferta e Interit në drejtim të Ajntrahtit është 40 milionë euro.

Pritet përgjigja e skuadrës gjermane, e cila sapo është përballur me ikjen e një ylli si Luka Joviç. Mbetet për t’u parë nëse do të lejojë të largohet një tjetër lojtar kyç. Rebiç është aktivizuar edhe me Fiorentinën në fillimin e karrierës së tij. Me ardhjen e tij në Milano, do i hapej rruga e largimit bashkëkombasit, Ivan Perisiç.

Ante Rebiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *