Konte dhe Bernard, zhvillimet e fundit te kuqezinjtë

Ka një akord midis Milanit dhe Antonio Kontes. Palët kanë qenë gjithmonë në kontakt dhe javën e kaluar është arritur akordi. 6 milionë euro në sezon për trajnerin italian, por ka diçka që e bllokon këtë marrëveshje. Konte ka edhe një vit kontratë me Çelsin dhe ai nuk dëshiron të heqë dorë nga 11 milionë euro (paga e tij vjetore me anglezët). Përveç parave, italiani është ndjerë keq nga sjellja e drejtuesve londinezë dhe palët po shkojnë drejt gjyqit. Çelsi ka afruar një tip akordi dhe është gati për t’i paguar 5 milionë euro Antonio Kontes, por ky i fundit nuk ka folur ende.

Sa i përket Gatuzos, presidenca e re e kuqezinjve nuk e sheh me sy të mirë rinovimin e trajnerit për tri vite. Ish-drejtori sportiv, Mirabeli, i afroi një kontratë të re: 3 vite me Milan dhe rroga nga 200 mijë euro në 2 milionë euro në sezon. Megjithatë drejtuesit e Milanit nuk po nxitohen.

Për momentin do vazhdohet me Gatuzon me shpresën për të pasur një ecuri të mirë. Kohë e nevojshme dhe për Konten për të zgjidhur problemet me Çelsin. Nëse Milani i Gatuzos shfaq probleme, atëherë zgjidhja do të jetë gati dhe Konte do të merrte drejtimin e Milanit.

Një emër i ri shihet si përforcimi i kuqezinjve. Siç citon “Tuttosport”, Leonardo ka nisur kontaktet me agjentin e brazilianit, Bernard, i cili ka mbyllur eksperiencën me Shaktar Donjetsk. Lojtari është i lirë dhe palët po vazhdojnë bisedimet. Bernard shihet si një alternativë e mirë për Suson dhe Çalhanoglu. 25-vjeçari ka 5 vite që luan me ukrainasit e Shaktarit dhe numëron dhe 14 prezenca dhe 1 gol të shënuar me kombëtaren braziliane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *