Kontaktet dhe bisedimet filluan në kryeqytetin e Shqipërisë, në Itali zbulojë dëshirën e Romës për të kopjuar Milanin me Totin

Roma është gati për të bërë një lëvizje të re në stafin drejtues. Kryeqytetasit kanë menduar që të marrin Francesko Totin si drejtor teknik. Një lëvizje e tillë rezultoi mbreslënëse te Milani me Maldinin, teksa ky i fundit goditi me afrimet e tij te kuqezinjtë duke i dhuruar titullin kampion. Ndërkohë edhe sa i përket entuziazmit të tifozëve, afrime të lojtarëve të tillë i afrojnë më shumë sportdashësit me ekipin.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se kontaktet e para mes palëve kanë ndodhur në Tiranë dhe përshtypja është se ka optimizëm për gjetjen e marrëveshjes. Toti gjendej në kryeqytetin shqiptar për të parë finalen e Conference League mes emrave të shumtë që mbërritën në Shqipëri, me CV të pasur në futbollin e Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online