Konsiderohet “Kaka’ i ri”, në Angli çmenden pas 19-vjeçarit

0

Mançester Junajtid, Ulvs dhe Siti janë gati të bëjnë çmenduri për Zhoao Feliks. Sulmuesi i Benfikës është një nga talentet më të mirë në qarkullim. Ky vit ka qenë mbresëlënës për të. Portugezi e mbylli kampionatin në shifrën e 15 golave dhe 7 asisteve. Benfika ka një thesar në duart e saj.

Klubi portugez dëshiron të përfitojë sa më shumë nga ylli i saj. Ata janë të gatshëm ta lënë të lirë 19-vjeçarin vetëm nëse paguhet shifra e klauzolës së lirimit prej 120 milionë eurosh. Shumë që Junajtid she Siti nuk do e kishin problem për ta derdhur në arkat e klubit portugez.

Zhoao Feliks

Përtej zërave të shumtë që e lidhin atë me ekipe gjigante, Feliks shfaqet i qetë. Në një intervistë për mediat vendase, ai shprehet se ndihet mjaft komod te Benfika. Mundësia e transferimit egziston. Gjithsesi, talenti shprehet se do i lërë gjërat të rrjedhin normalisht.

“Koha do të tregojë gjithçka. Për momentin jam mirë këtu. Ndihem i lumtur. E dua klubin dhe tifozët. Mendoj të shijoj momentin, të luaj futboll. Gjërat ndodhin natyrshëm me kalimin e kohës. Klubi më ka ndihmuar shumë të rritem si lojtar. Janë sjellë në mënyrë perfekte me mua”, u shpreh Feliks.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.