Konkurrencë për Benzeman, Reali në dilemë midis dy spanjollëve

Karim Benzema do të jetë sulmuesi kryesor i Realit për sezonin që sapo ka nisur. Kampionët e Champions-it nuk mundën të siguronin shërbimet e Levandovskit, pavarësisht se i luajtën të gjitha kartat e mundshme.

Por, merkato në sulm nuk është mbyllur, pasi Lopetegui kërkon të ketë në dispozicion një sulmues tjetër për t’i bërë konkurrencë francezit. Sipas së përditshmes sportive “AS”, madrilenët janë në negociata me Rodrigo Morenon dhe Iago Aspasin.

Rodrigo, shënoi 16 gola sezonin e shkuar me Valencian,  si dhe është një njohje e vjetër e Lopeteguit, pasi kanë punuar sëbashku kur tekniku bask ishte trajneri i shpresave të Spanjës.  30-vjeçari Aspas, i cili është plani B në rast se negociatat me Rodrigon dështonë, zhvilloi një sezon akoma më të mirë me 22 finalizime, vetëm Suarez, Ronaldo dhe Mesi shënuan më shumë se ai, por mosha e madhe e tij është një disavantazh për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *