Konkurrencë angleze për Cikalleshin, Gëztepe shton kontigjentin

Sokol Cikalleshi s’do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë një vend formacioni në skuadrën e Gëztepes. Klubi nga Izmiri synon të renditet në një ndër vendet që të çon në kompeticionet evropiane dhe për këtë sapo kanë përforcuar kontingjentin e sulmit me një lojtar nga skuadra e Derbi Kaunti në Angli.

Bëhet fjalë për sulmuesin anglez Kamerun Zherom, një sulmues anglez, i cili ka luajtur gjatë të gjithë karrierës së tij 12-vjeçare midis Championship-it dhe Premier League me skuadra si Birmingam Siti, Stouk, Noruiç dhe së fundmi Derbi Kaunti.

Zherom ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin turk dhe pritet që të jetë ai sulmuesi titullar i Gëztepes. Por, mundësitë për Cikalleshin nuk do të jetë pakta dhe me disa paraqitje të mira, sulmuesi nga Kavaja mund ta fitojë një vend në 11-shen titullare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *