Konflikti me Guardiolën, e ardhmja e Mendit te Siti në pikëpyetje

Pep Guardiola është konsideruar si një gjeni në futboll, pasi ka sjellë një tjetër stil loje që më parë nuk ishte aplikuar në futbollin modern. Tekniku spanjoll pasi ka bërë mirë me Barcelonën dhe Bajernin tani kërkon lavdinë dhe në Angli me skuadrën e Mançhester Sitit.

Gjithsesi, gjithçka shkon vaj për Guardiolën, i cili edhe pse ka rezultate mjaft të mira deri më tani kërkon që të ketë rregull dhe të gjithë të jenë të përpiktë. Benzhamin Mendi u vonua në dy raste javën e shkuar dhe numri 1 i stolit të “qytetarëve” nuk e toleroi aspak dhe e përjashtoi nga seanca stërvitore.

Tani e ardhmja e 24-vjeçarit tek siti është në pikëpyetje. Kjo përplasje me trajnerin mund ta shtyjë klubin që të shohë një mundësi për ta larguar lopatarin, i cili nëse nuk do të bindet do ta ketë të vështirë që të japë kontributin e tij në Mançester dhe mund të detyrohet që të gjejë një destinacion tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *