Konflikti Kesi-Bilia, Milani merr vendimin

Humbja ndaj Interit në derbi, padyshim që la një shenjë të hidhur në kampin e Milanit. Si të mos mjaftonte disfata, në momentin që Frenk Kesi la fushën e lojës, pati një konflikt me Lukas Biljan, duke shkaktuar jo pak polemika.

Gjithsesi, në fundin e ndeshjes, të dy lojtarët dolën së bashku duke folur për mediat, ku shpjeguan se çdo gjë ishte lënë pas. Sidoqoftë, klubi i Milanit nuk e ka kaluar dhe aq lehtë këtë situatë dhe ditën e sotme ka zhvilluar një takim mes Lukas Biljas dhe agjentit të Kesit, pasi ky i fundit është me kombëtaren.

Në fund të takimit, drejtuesit kuqezinj kanë bërë me dijë që i kanë vendosur gjobë secilit prej lojtarëve, duke shpresuar në mospërsëritjen e gjesteve të tilla të shëmtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *