Konfirmohet, Tirana merr mesfushorin e Ugandës

Pak nga pak Tirana po rikrijon një koloni afrikane, ashtu si sezonin e shkuar, me shpresën se një tjetër Mervejl do të evidentohet.

Mediat në Uganda konfirmojnë se mesfushori i kombëtares Toni Mauexhe ka gjetur marrëveshjen për një kontratë dy-vjeçare me Tiranën. Firma nuk është hedhur ende, por menaxheri i Tiranës Hektor Çomo është takuar me lojtarin në Nairobi, Kenia. Çomo ka kofirmuar bisedimet me mesfushorin e rëndësishëm të Ugandës, duke informuar se mbeten pak detaje dhe Mauexhe pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë brenda pak ditësh.

Ndërkaq, Mauexhe tregon pse zgjodhi Tiranën: “Kisha shumë oferta, por më bindi projekti serioz i Tiranës, klub me histori të madhe dhe të ardhme të ndritur, ndaj nuk është zgjedhje e aspektit financiar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *