ZYRTARE – Sindrit Guri firmos për Ostenden!

Lajmi i publikuar më 11 maj në “Sport Ekspres” ka rezultuar i vërtetë dhe sot është zyrtare: Sindrit Guri shkon tek Ostende në Belgjikë.

Lajmin e ka publikuar vetë klubi belg, që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me yllin e Kukësit dhe Superiores.

Drejtori sportiv Hugo Bros deklaron se e ka ndjekur shpesh Gurin dhe ashtu si trajneri Gert Verhejen, ka mbetur mjaft i kënaqur nga loja e Gurit: “Është një lojtar i fuqishëm dhe me nuhatje goli, ashtu si kërkojmë ne një lojtar të aftë të tërheqë ekipin përpara në thellësi”.

Presidenti Peter Kalant lavdëron Gurin:” Ai është lojtar që kërkon ta tregojë veten në nivel ndërkombëtar dhe i përshtatet profilit të lojtarëve që ne kërkojmë: i ri, ambicioz, me dëshirën për të mësuar dhe me hapësira të mëdha përmirësimi. Është përforcimi ynë i parë madhor, të tjerat do t’i zyrtarizojnë kur të mbyllim gjithçka”.

Vetë Guri deklaron: “Dua ta ndërtoj karrierën time në mënyrë graduale dhe Belgjika është perfekte në këtë drejtim. Ostende është klubi i duhur për mua, është ambicioz dhe më kërkoi me këmbëngulje, ndaj e zgjodha, edhe pse kisha oferta të shumta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *