Konfirmohet një sulmues për Panuçin, ftesë edhe për Kastratin

Shqipëria përballet me Turqinë e Andorrën, kurse Kosova me Danimarkën e Bullgarinë. Për kuqezinjtë janë dy ndeshje zyrtare për kualifikueset e Euro 2020, kurse Dardanët ndeshjen e parë e kanë miqësore. Prej kohësh ftesat janë dërguar për futbollistët dhe Lokomotiva e Zagrebit ka zbuluar se dy shqiptarët janë ftuar në përfaqësueset e tyre.

Kështu, Myrto Uzuni do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Kristian Panuçi. Beratasi po paraqitet mirë në Kroaci dhe italiani e ka ndër lojtarët e preferuar ish-anësorin e Laçit. Momentalisht Uzuni është një ndër lojtarët më në formë të kombëtares sonë.

Lirim Kastrati është ftuar sërish nga Bernard Shaland. Anësori i Lokomotivës do të jetë një nga sulmuesit e Kosovës për dy takimet e radhës. Konkurrenca te Dardanët është e madhe dhe shanset që të ketë hapësira janë të vogla për Kastratin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *