Konfirmohet gjithçka, Klop humbet yllin e sulmit për Barçën

Mbrëmjen e sotme do të shijojmë supërsfidën mes Barcelonës dhe Liverpulit, që do të luajnë aktin e parë të gjysmëfinaleve të UEFA Champions League. Në kampin e “The Reds” janë disi më të shqetësuar se te katalanasit, kjo edhe për shkak të gjendjes së Roberto Firminos.

Braziliani ishte në dyshim për takimin e sotëm dhe fillimisht ishte thënë se do të ishte i gatshëm, por sipas raportimeve të fundit duket se për sulmuesin janë shuar shpresat, të paktën për ta nisur ndeshjen si titullar.

Firmino do të provojë të paktën të jetë i gatshëm në stol, në mënyrë që mund të futet në fushë për të ndihmuar ekipin e tij, por edhe kjo gjë vështirë se mund të ndodhë. Dëmtimi muskular ende nuk është rikuperuar dhe Klop do t’i duhet të bëjë pa një lojtar shumë të rëndësishëm mbrëmjen e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *