Konfirmohet, Alert Alcani rikthehet në stol

0

Alert Alcani, ish-mbrojtësi i Partizanit, është rikthyer të drejtoje skuadrën e Shënkollit. Lezhjani e ka pranuar ofertën e drejtuesve dhe së shpejti do të nisë nga puna. Alcani e ka drejtuar edhe më parë skuadrën nga bregu i Matit. Në të shkuarën ai ka punuar edhe me moshat e Partizanit, si dhe ka drejtuar Kastriotin.

Shënkolli luan sezonin e tretë në Kategorinë e Parë dhe objektivi sërish do të jetë të qëndrojë në këtë nivel të futbollit shqiptar. Pritet që drejtuesit të bëjnë edhe disa lëvizje në merkato për të zhvilluar edhe sivjet një kampionat të qetë. Mund të kërkohet sërish te Laçi ndonjë lojtar në huazim, sikurse edhe ndodhi në janar, kur morën të rinjtë Erisildo Smaçi dhe Serxhio Ujka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.