Konfirmime dhe tre përforcime, Tërbuni futet fuqishëm në merkato

0

Tërbuni fitoi kampionatin e Kategorisë  së Dytë dhe menjëherë drejtuesit premtuan se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë serioz, me punën që do të fillonte që në qershor. Fjala e dhënë është mbajtur, sepse këtë muaj trajneri Oltijon Kërnaja ka pasur shumë punë, duke nisur nga rinovimet.

Kështu, “SportEkspres.com” mëson se Tërbuni ka gjetur gjuhën e përbashkët me shumë nga titullarët e sezonit të fundit, si Saliaj, Mezini, Isaraj, Zagani, Hithi, Metani, Dodaj, Myrta  e Taku.

Në ditët e ardhshme pritet rinovimi me Baçin, Kumanovën e Merdinin, ndërkohë që kanë nisur edhe përforcimet, sepse mesfushorët Majkël Peçi (ish-Kamza), Klaudio Hyseni (ish-Burreli) e Dejvis Çangu (ish-Elbasani) kanë gjetur marrëveshjen tashmë me pukjanët.

Trajneri Kërnaja shprehet: “Jemi në rrugën e duhur, gjithçka po ecën sipas planit. Deri javën e ardhshme do të mbyllim bisedimet me një portier, dy mbrojtës dhe disa lojtarë për pjesën ofensive, emrat e të cilëve natyrisht nuk i zbuloj dot pa firmosur, por janë lojtarë me eksperiencë në Superiore. Besojmë se Tërbuni do jetë bukuria e këtij sezoni, sepse po punojmë me shumë seriozitet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.