“Kone që bën ‘ham-ham’ dhe të ha m…”, Gjyla shpërthen kundër Mërgjyshit: Nuk mburrem e b…. e të tjerëve

Apolonia dhe Lushnja kanë rivalizuar gjatë njëra-tjetrën këtë sezon, por në fund ishin fierakët ata që siguruan një biletë për në Superiore. Madje një gjë të tillë e bënë në derbin e Myzeqesë. Ankesat nuk kanë munguar as në Kategorinë e Parë, teksa trajneri Ilir Gjyla ka shprehur shpesh pakënaqësitë e tij me gjyqtarët. Kreu i pankinës së Apolonisë, Mërgjyshi do të “thumbonte” kolegun e tij për ankesat e shumta që paraqet ndaj gjykimit, ndërsa kundërpërgjigja nuk do të vononte.

Gjyla ka shpërthyer ndaj Mërgjyshit, të cilin në një intervistë për gazetën “Panorama Sport” e ka quajtur një kone që vetëm leh. Fjalët e dala nga goja e Gjylës tërheqin gjithnjë vëmendjen dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë herë me deklaratën e ashpër të tij.

“Në përgjithësi unë, ashtu sikundër edhe fisi im, kemi qejf të bëjmë më shumë shoqëri dhe miqësi sesa kundërshtarë. Dhe jam shumë i lumtur për këtë, që kemi miq. Shumica e dinë këtë gjë për mua dhe jam shumë i lumtur për këtë. E dinë se kush jam unë. Së treti, unë nuk jam mburrur asnjëherë me b… e të tjerëve. Asnjëherë. Në gjithë këtë karrierë që thashë më përpara unë nuk jam mburrur me b… e të tjerëve. Kurrë. Dhe së katërti, unë nuk jam marrë ndonjëherë, nuk merrem dhe nuk kam për t’u marrë asnjëherë me ‘kone’. E dini kujt i thonë ‘kone’…? U thonë atyre qenve të vegjël që bëjnë ‘ham-ham’ dhe të hanë m…”, ka thënë ndër të tjera Ilir Gjyla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *