Komunikimi zyrtar/ Barcelona e shkarkon Valverden, prezanton menjëherë trajnerin e ri nga…Betis

Barcelona ka dhënë më në fund vendimin për trajnerin që ka qenë pjesë deri tani me katalanasit, Ernesto Valverde. Pas shumë orësh bisedimesh, stafi drejtues i katalanasve kanë marrë vendimin e pakthyeshëm.

Dështimi i kësaj skuadre në Superkupën e Spanjës ka ndikuar shumë në këtë shkarkim, që ka ardhur i zyrtarizuar edhe nga vetë faqja e klubit. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë prezantimi i trajnerit të ri. Bëhet fjalë për Kike Setien, njeriun që më herët ka drejtuar Betisin dhe do të jetë pjesë e Barcelonës si trajner deri në 2022. /Sport Ekspres/