Komplote e prostituta, në Amerikën e Jugut kualifikueset e Botërorit mbyllen me akuza

0

Kush e ndjek rregullisht futbollin e Amerikës së Jugut, nuk është habitur, por për pjesën tjetër të  botës ajo që ndodh në kontinentin amerikano-jugor është çmenduri.

Fundi i fushatës kualifikuese drejt Botërorit ka qenë i mbushur me dyshime, akuza e polemika, aq sa nuk merret vesh ku mbaron e vërteta e nisin trillimet.

Në Ekuador u luajt një super ndeshje, vendosur nga magjitë e Mesit, por para ndeshjes qarkulluan zëra me valixhe me para, ofruar Ekuadorit për të fituar.

Në Brazil u luajt ndershëm dhe Kili u eliminua bujshëm, por në ditët para ndeshjes po flitej për një barazim miqësor, për të ndihmuar Kilin dhe eliminuar Argjentinën.

Në Peru mbaroi 1-1 dhe u kualifikuan si Peruja, ashtu edhe Kolumbia, duke bërë të aludohej për pakt, ndikuar nga lajmi se Kili u shpartallua në Brazil. Për të shtuar dyshimet, kamerat fokusuan shpesh Radamel Falkaon, i cili fliste me lojtarët peruanë duke vendosur dorën para gojës, që të mos kuptohej çfarë thuhej. Me siguri i ka pyetur për motin, ose për ndonjë restorant të mirë.


Në fund, Venezuela fitoi 1-0 në Paraguai, me vendasit që kalonin po të fitonin 7-0. Pas ndeshjes trajneri venezuelan Dudamel akuzoi rëndë: “Hoteli ku qëndronim mori telefonata pa fund dhe në hotel ishin shumë femra seksi që mundoheshin të joshnin lojtarët tanë. Këto gjëra kanë ndodhur gjithnjë, por kohërat kanë ndryshuar, djemtë e Venezuelës janë profesionistë seriozë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image