Kompletohet Superiorja, të gjitha skuadrat në fushë

Kategoria Superiore do të nisë në mesin e muaj gusht, ose më saktë kështu është vendosur fillimisht, pasi nuk përjashtohet mundësia që dhe të shtyhet për ndonjë javë, siç ka ndodhur në të shkuarën në mënyrë absurde. Gjithsesi, skuadrat kanë për detyrë që të marrin të gjitha masat për edicionin e ri, pavarësisht se kur fillon ai.

Sot, në fushë do të zbresë dhe Flamurtari, që është skuadra e fundit nga Superiorja që nis përgatitjet. Vlonjatët janë vonuar më shume se të gjithë, megjithatë nuk mund te thuhet se janë shumë pas ekipeve të tjera, pasi vetëm dy ditë më herët në fushë zbriten Tirana dhe Kamza, si dhe gati një javë më parë i nisi përgatitjet dhe Skënderbeu.

Skuadrat e para që për këtë edicion nisën përgatitjet ishin Luftëtari dhe Kukësi, për t’u pasuar nga Laçi dhe Partizani, pasi kishin angazhime në arenën ndërkombëtare. Edhe Teuta e Kastrioti kanë ditë që i kanë nisur përgatitjet, pasi të dyja këto skuadra po e rindërtojnë me shumë kujdes skuadrën e re. Superiorja e gjitha në fushë!

Shumë shpejt pritet që të hidhet dhe kalendari për edicionin 2018-2019, megjithatë ende nuk ka një datë fikse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *