Kompletohet misioni, Vllaznia matematikisht në Superiore

Vllaznia ra në Kategorinë e Parë vjet dhe sigurisht që kjo nuk u përjetua mirë në Shkodër. Një klub me tradita, nëntë herë fitues i titullit kampion, nuk e ka vendin aty, por sigurisht askush nuk ka ua fajin për problemet që po kalojnë gjatë viteve të fundit.

Misioni i parë pas rënies ishte rikthimi dhe kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat (katër ndeshje për çdo ekip) kuqeblutë kanë garantuar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Agim Canaj numëron 12 pikë më shumë se Besëlidhja.

Duke qenë se Vllaznia i ka fituar ndeshjet e mëparshme me lezhjanët, kjo i garanton rikthimin në elitë edhe sikur t’i humbin të gjitha ndeshjet. Takimet direkte janë vendimtare dhe tanimë festa do të bëhet në ndeshjen e radhës në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *