Kompletohet kuadri, të premten me arbitër të huaj

0

U bë rrëmujë një javë herë për arbitrin e herë për ditën kur do të luhet, por vetëm 48 orë para Partizani-Kukësi marrin fund dilemat.

Të premten, ora 19:00, do të gjykojë arbitër i huaj.

Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Shqiptare e Futbollit me një njoftim të shkurtër në faqen e vet në internet:

ZYRTARE/ Partizani-Kukesi

Komisioni i Caktimit te Arbitrave prane FSHF duke marre ne konsiderate edhe peshen, vleren dhe rendesine e ndeshjes se kesaj jave mes Partizanit dhe Kukesit ka vendosur qe kjo ndeshje te gjykohet nga nje treshe e huaj arbitrimi. Federata do te beje publike ne ditet ne vijim edhe arbitrat e huaj qe do te vijne ne Tirane per kete ndeshje.

Nga do vijë arbitri? Me shumë gjasa nga Gjermania, por nuk do të jetë Ajtekini i famshëm i Shqipëri-Izrael dhe Barcelona-PSG.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here