Kompletohet Botërori, Spanja në vazon 2 e Polonia në vazon 1

Pas kualifikimit të Perusë, është kompletuar lista e kombëtareve të kualifikuara për në Rusi 2018.

Në bazë të renditjes së FIFA-s, kanë përcaktuar edhe 4 vazot në shortin e muajit të ardhshëm.

Bie në sy se Spanja është në vazon 2 dhe rrezikon një short mjaft të vështirë, ndërsa në vazon 1 është Polonia, kombëtare që ka pasur rezultate shumë të mira vitet e fundit, por vetëm në kualifikuese dhe është e çuditshme ta shohësh një vazo më lart se Spanja, Anglia e Kroacia, apo dy vazo më lart se Danimarka e Suedia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *