Kompeticionet e UEFA-s, revolucion prej sezonit të ardhshëm

Kompeticionet e UEFA-s do të ndryshojnë fytyrë, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Me një njoftim zyrtar, qeveria e futbollit evropian ka komunikuar risitë në rregullore që do të përfshihen që prej Superkupës së Europës, në Talin të Estonisë më 15 gusht, ndërsa më pas do të zbatohen edhe në Champions e Europa League.

Të rejat më të rëndësishme janë futja e zëvendësimit të katërt, që mund të përdoret vetëm në shtesa gjatë ndeshjeve me eliminim direkt.

Në finale klubet do të kenë mundësi të marrin 22 lojtarë në total, jo më 18 si deri tani, duke bërë që në stol të jenë 11 lojtarë.

Aspekti më revolucionar ka të bëjë me mundësinë e përfshirjes për fazën e dytë në Champions dhe Europa League të tre lojtarëve të rinj në krahasim me pjesën e parë të sezonit. Asnjë kufizim, nuk ka më rëndësi nëse një futbollist ka luajtur me ndonjë ekip tjetër gjatë sezonit në Champions apo Europa League.

Janë zyrtarizuar edhe oraret e ndeshjeve: Në Champions do të ndryshohet orari, nga 20.45 në 21.00, me përjashtim të dy ndeshjeve në grupeve që do të luhen të martën e dy të mërkurën, me orar fillimi 18.55. Ndeshjet e fundit në grupe do të luhen në një orar. Në Europa League, oraret e reja do të jenë 18.55 dhe 21 deri në çerekfinale, ndërsa prej aty do të luhet vetëm në 21.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *