Kompanitë e basteve, “kundër” Kukësit e Skënderbeut

0

Prej disa ditësh kompanitë e basteve në tregun ndërkombëtar kanë publikuar kuotat për dy ndeshjet e ekipeve shqiptare në Europë, Kukësit e Skënderbeut.

Kukësi viziton të mërkurën Sherif Tiraspolin në Moldavi dhe duke qenë debutues në Champions League, konsiderohet dukshëm inferior ndaj Sherifit të njohur.

Për këtë arsye, fitorja vendase konsiderohet thuajse e sigurt, me kuota që vërtiten te 1.4, duke pësuar rritje të lehtë në krahasim me para pak ditësh, kur u publikuan. Ndërkohë, Kukësi ka kuota mbi 7 për fitoren, pra shanset janë shumë të vogla për surprizë, të paktën në aspektin matematik, sepse dihet që logjika matematikore nuk funksionon gjithnjë dhe e kanë provuar në kurriz të gjithë ata që vendosin baste.

Edhe Kairat, kundërshtari i Skënderbeut, kuotohet favorit absolut për sfidën e së enjtes, duke pasur një koeficient 1.5 për fitoren. Dy ditët e fundit koeficienti është ulur ndjeshëm, duke i bërë kazakët favoritë absolutë për ndeshjen e parë në stadiumin “Central Stadium” këtë të enjte.

Sa për krahasim, edhe Skënderbeu kishte pak a shumë kuota të ngjashme në Andorra, çka do të thotë se në sytë e tregut të basteve Skënderbeu në Tiraspol ka po aq shanse sa San Zhulia ndaj Skënderbeut.

Sherif Tiraspol – Kukësi

1                      x                      2

1.4                   4                      7.5

 

Kairat Almati – Skënderbeu

1                      x                      2

1.25                 4.50                 13.00

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here