Komo, gruaja e Esienit paguan edhe rrogat e dy shqiptarëve!

0

Lajmi ishte në ajër, por tani ka ardhur edhe zyrtarizimi. Klubi i futbollit të Komos, i deklaruar i falimentuar në ankandin e vitit 2016 kalon në pronësi të Akousa Punit. Një e panjohur? Jo edhe aq, përkundrazi. Bëhet fjalë për 45-vjeçaren angleze me origjinë ganeze, bashkëshortja e Mikael Esienit, ish-futbollist i Çelsit, Milanit dhe Real Madridit. Ka qenë e biznesmenes oferta e vetme e pranishme e prezantuar në ankandin e katërt në gjykatë (tre të parat shkuan më kot). Kosto e operacionit: 237 mijë euro, 10 mijë më shumë në krahasim me ankandin bazë. Shitja (që nuk përfshin logon aktuale të Komos dhe qendrën sportive) do të vijë në fund të muajit në fjalë. Në lidhje me këtë lajm të rëndësishëm për skuadrën e Lega Pro, ka ardhur edhe komunikata e liqenorëve: “Zonja Puni Esien dhe ortakët e saj janë të nderuar që janë këtu dhe që janë bërë pjesë e këtij klubi që ka 110 vjet histori. Impenjimi s’do të mungojë dhe do të përpiqemi të krijojmë të gjitha kushtet për t’u ngjitur në Serinë B sa më shpejt, por edhe duke i dhënë mundësi talenteve që të shpërthejnë  dhe zhvillohen”.

Po, pikërisht kështu… Talentet priten të jenë e ardhmja dhe, mes tyre, edhe dy shqiptarë. Edhe pse të rinj në moshë dhe pjesë e ekipit Primavera (Berretti), ata janë dalluar në kategorinë e tyre. Flasim për korçarin Frenci Qeros, vetëm 16-vjeç dhe që është thërritur edhe me U-17 e Shqipërisë vitin e shkuar. Bëhet fjalë për një mesfushor të fortë fizikisht, por edhe robust e i shkathët. Ndërsa, tjetri është Aristidi Kolaj, që ka lindur në Itali dhe ka pasaportë italiane, me aftësi tekniko-cilësore mbresëlënëse. Sulmuesi shqiptar është gjithashtu 16-vjeç dhe shpesh është provuar edhe nga “stazhi” italian i moshave U-17. Kujtojmë që te Komo ka luajtur edhe Migjen Basha, mesfushori i Shqipërisë, i cili në momentin kur u grumbullua me kuqezinjtë për eliminatoret e Europianit 2016, ishte pjesë e liqenorëve në Serinë B. Madje, Komo përfitoi një shumë të mjaftueshme për të shlyer disa rroga të prapambetura të administratës, ndërsa bashkëshortja e Esienit do të shlyejë ato të futbollistëve, mes tyre edhe të rinjve, që përfitojnë shumë pak.

Edhe pse situata është shumë e vështirë, Komo,megjithatë, ka bërë paraqitje mjaft të mira dhe renditet në vend të gjashtë në Serinë A, pra në luftë të plotë për Serinë A. Një motiv krenarie, ashtu sikurse u shpreh edhe drejtori i përgjithshëm, Diego Foresti: “Këtu kemi bërë diçka të veçantë. Pavarësisht se jemi një klub i falimentuar, s’mungon dëshira dhe pasioni”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here